Dobrushët e Soros-it i kërkojnë Kuvendit të shkeli ligjin.

Aktualitet

Kryetari i Fondacionit “Soros” në Shqipëri Andi Dobrushi i ka bërë kërkesë zyrtare Kuvendit që të shkelë ligjin.

Përmes një letre dërguar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë Albana Shtylla që Syri.net e disponon, Dobrushi kërkon që të rihapet aplikimi për kandidaturat e shoqërisë civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Edhe pse ky aplikim është mbyllur dhe janë përzgjedhur 5 kandidatura të shoqërisë civile për KLP dhe 3 kandidatura për KLGJ, Andi Dobrusha kërkon në emër të Shoqërisë Civile që të rihapet procesi me pretendimin se disa kandidatura nuk plotësojnë kriteret.

Vet Dobrushi e pranon që rihapja e aplikimit është shkelje ligji, e megjithatë thotë se kjo nuk përbën ndonjë pengesë ligjore. /SYRI.net/

Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *