Berisha: Ja kush janë kriminelët që Rama pret në zyrë

Në fjalimin e tij sot në çadrën e protestës, Berisha tha shprehimisht:

“Çfarë ndodhi këto 4 vite?! Të gjitha bandat, një nga një, të cilat ne, 204 grupe kriminale i arrestuam dhe i çmontuam, që i vendosëm para ligjit, për ç’ka u anëtarësuam dhe në NATO, Edi Rama një nga po i nxjerr nga burgu.

Çfarë ndodhi gjatë këtyre viteve? Edi Rama futi 19 vrasës, trafikantë prostitucioni e droge në parlament si kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti. Çfarë ndodhi më tutje? Pasi opozita bojkotoi 6 muaj parlamentin për dekriminalizim, Edi Rama, vrasësit, përdhunuesit, trafikantët i nxjerr nga dera, i fut nga dritarja!

A e dini ju cilët janë vizitorët e zyrës së Kryeministrit këto ditë? A mund t’i imagjinoni? Jua them unë! Janë Lul Berisha, Ymer Lala, Orik Shyti, Armand Prenga, Arben Ndoka! Këta janë vizitorët e zyrës së kryeministrit!”- theksoi Berisha.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments