Pse nuk ndihet Rama, Tahiri dhe Veliaj për lirimin e bandava nga Gjykatat?
Pas lirimit te kapos se bandes se Durresit, po i vjen radhe edhe lirmit te kapos tjeter te bandave te Lushnjes Aldo Bare. Nuk ka asgje per tu cuditur dhe per kohen në te cilen po lirohen keto banda.
Rama hesht. Tahiri hesht. Veliaj hesht. Nuk kane bere asnje deklarate keta te perveluarit e sistemit te drejtesise, qe nuk harrojne te dalin me statuse duke share, kercenuar gjyqtare dhe prokurore ne rastet kur ata lirojne ndonje fukara qe ka vjedh energjine, apo ka bere ndonje kasolle pa leje.
Nuk besoj se e keni harruar reagimin e eger deri ne kercenim te Saimir Tahirit ndaj gjyqtarit qe denoi babain e tij dhe heshtjen kur nje gjyqtar tjeter e liroi ate.
Lirimi i bandave behet direkt me urdher te Rames per te ligjeruar dhe ngritur gjasme zerin me fort per nevojen e vettingut. Ai do me cdo kusht te shkarkoje dhe largoje nga gjyqsori gjyqtare qe nuk i sherbejne atij, aq me teper qe zgjedhjet jane ne prag. Nuk duhet harruar as presioni qe Veliaj iu beri gjyqtareve te shkalles se Apelit ku edhe protestoi para tyre. Por qe te tre keta eskponente dhe hartues cadrash per vettingu-n heshtin ne rastin me te keq te mundshem, ate te zbrazjes se burgjeve nga kriminele te rrezikshem qe dihen boterisht qe kane pas mbeshtetje politike te majte.
sprint.al