Pas Ramës “armatoset” dhe Lesi.

Aktualitet

Botuesi i “Koha Jonë” Nikoll Lesi është përshtatur mjaft mirë këto kohët e fundit, me teknologjinë dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook.

Por ndryshe nga kolegët e tij gazetarë, ai këtë mundësi nuk e përdor asnjëherë “për të bërë politikë”, por vetëm për aktivitetin e tij personal dhe familjar në kohën e lirë.

Në faqen e Lesit sheh shpesh postime nga natyra në fshatin e tij në Lezhë, takime me miq dhe familjarë, por kurrë shënime për situatën politike, të cilat duket se i rezervon vetëm për median që drejton.

Në të njëjtën linjë ka qenë  Nikolla, edhe me statusin dhe foton që ka shpërndarë sot në Facebook. Ai shfaqet në natyrë me një çifte në krahë, e sigurt vërdallë fshatit të tij në Lezhë dhe njofton:

E mora edhe unë, një çifte me leje!

Fotografia e Fatmir Ali Guda