Partia Demokratike i del në mbrojtje gazetarit që e sulmon më tepër në portalin e tij

Aktualitet

Ne nje reagim te saj per ngjarjen e ndodhur sot ndaj gazetarit Fundo, Partia Demokratike e ka dënuar kete sulm dhe dhunën të ushtruar ndaj gazetarit kritik të qeverisë, Elvi Fundo.

Kjo goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit vjen në kohën kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjësimin e fjalës së lirë.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë autorët e sulmit banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo”, thuhet në një deklaratë për median të bërë nga PD.

 

Duhet thene ne fakt se Fundo eshte nje nder gazetaret me aktive ne sulmet ndaj drejtuesve te PD-se dhe strukturave te saj edhe  pse ka qene pjese e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *