Nga Oerd Bylykbashi: Vitingu i Rames do na mbyllë edhe vrimën e ozonit

Kategoria

Vendimi i Kuvendit per te rihapur proceduren e kandidimit per organet e vetting-ut, perveçse nuk ka baze kushtetuese apo ne ligjin e vetting-ut, eshte nje gallate procedurale. Vazhdojne dhe e bejne çorap me duart e veta dhe pastaj ia vene fajin opozites qe kerkon VOTING (votim) te lire e te ndershem.

Nga halli kane shkuar e kane gjetur kater nene ne Kodin e Procedures Administrative (69, 71, 141 dhe 144) qe nuk kane asnje lidhje me procesin e vetting-ut. Nuk mjaftoi nje aneks sa nje çarçaf ne Kushtetute dhe nje ligj vetting-u qe e bene si deshen, por nga rremuja qe kane bere, pasi i hoqen kompetencen kushtetuese Presidentit per t’ia dhene Avokatit te Popullit (si thoni, kushedi pse?), sajojne procedura e afate pa baze kushtetuese e ligjore, e tani po bredhin te gjejne ndonje grep ligjor ku te ngecin. Sa karagjoze e patetike qe behen!

Me siguri Rama u ka dhene urdher qe per VITINGUN e tij, po qe nevoja te perdorin edhe Konventen e Aarhus-it per ambientin dhe Protokollin e Kyoto-s per ngrohjen globale. Boll qe vitingu t’i jape Rames kontrollin mbi drejtesine.

E keni parasysh ate plaken qe thote: E te shplafte vitingu, te shplafte ishalla!

#VotingIsTheRealVetting
#SheshiEshteZgjidhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *