Nga Lediana Nushi: Grua! Të shoh çdo mëngjes, çdo mbrëmje.

Shkrime

Grua! Të shoh çdo mëngjes, çdo mbrëmje. Ke mbaruar detyrimet familjare dhe përsëri ti endesh me shpirt dhe zemër për të arritur një stacion tjetër, një rendje tjetër drejt agimit të së nesërmes, e cila dhe ajo nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga e para. T’i shoh rrathët e syve dhe nuk kam guxim të pyes. Mendoj po nata, nata jote si ishte? Ku është shpirti yt, ku humbi ajo grua e bukur e dikurshme, ajo që ëndëronte kaq shumë dhe nuk ngopej të jetonte? Eshtë mbytur apo ka vdekur? Cfarë ndodhi mbrëmë? Ishe vetëm, e lumtur, e braktisur a e dhunuar? Ku është kufiri i fundit? Cfarë do të bësh sot për veten tënde? Apo njësoj si dje, si nesër, njësoj! Ndërsa TI jep shpirt çdo ditë, u jep frymë të tjerëve pak nga pak duke u fikur.
Brenda një nate shpirti yt mund të vdesë dhe të ringjallet. Të bëjë atë që do dhe atë që duhet, të dashurojë dhe të urrejë,të çmendet pas të paekzistueshmes dhe të paprekshmes dhe sërish t’i kthehet mëngjesit me një vetvete të dyzuar dhe të shpërbërë. Një natë mund të shëmbë të gjithë jetën të ngritur me kujdes dhe sakrifica. Një natë mund të ngjajë me anijet e fund detit.
Po shpirti yt, e di, i thellë mbetet, i pafundëm, i trazuar, i magjishëm, tundues dhe i paprekshëm!!!!

Goodmorning! Happy woman’s day.

Risultati immagini per portret gruaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *