Nga Bislim Ahmetaj: Kush nuk i respekton gratë mohon dritën, dashurinë, jetën.

Urimi i pare per 8 Marsin shkon per Nanen time, te ciles koha ne diktature i rezervoj nje jete tejet te veshtire.
E mbetur jetime kur ishte vetem 6 muajshe dhe jo nga Zoti por nga plumbat e barbareve komuniste te cilet vendosen ta pushkatonin baben e saj vetem se nuk ju bashkue kauzez se tyre antishqiptare. Ajo, Nena ime, qe te vetmin gezim dhe lumturi ne jeten e saj te hershme pati kater djemte e saj, me nje pervujtni dhe sakrifice te jashtezakonshme na rriti te shendetshme dhe ja doli te induktoj tek ne dashurine per njerezit, per vendin, per punen dhe per jeten.
Fatmiresisht deri diku ja ka dale , Ajo eshte krenare per ne.
Dhe ne akoma me shume per te.
Urimin e dyte eshte per Mimozen bashkeshorten time e cila solli ne jete dhe i ka rritur me dashuri dhe perkujdesje te jashtezakonshme tri dritat e syve te mi Vetimin, Endin dhe oksigjenin e jetes tone Ajrisin. Pervec ketij atributi memesor ajo me perkushtim dhe dashuri pa kushte ka qene dhe mbetet mbeshtetja ime kryesore edhe pse e di qe une s’kam qene dhe s’jam bashkeshorti ideal.
Urimin e fundit e kam per te gjitha grate,zonjat, nenat shqiptare te cilat edhe pse jetojne ne nje shoqeri arkaike, ne pamje te jashtme moderne, por ne brendesi te kalbur dhe te dominuar nga burra pse jo te ligj ja kane dale te jene ze i fuqishem per ndryshim. Shpesh here zeri percaktues i ndryshimit.
Kush nuk i respekton grate mohon driten, dashurine , jeten.
Por kjo ditë nuk duhet te sherbeje thjeshte per urime, shkembime dhuratash, dreka feministe sic jemi mesuar ta shohim nder vite.
Kjo dite duhet te shërbej për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, kjo dite duhet te sherbeje për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe arritje te grave shqiptare dhe gjitha grave ne bote.
Kjo dite duhet te shnderrohet ne energji pozitive per iluminimin e shoqerise tone te kalbur.
Gezuar motra, gra, zonja, nena shqiptare. Nje lutje kam per ju mos reshtni asnje sekonde se vepruari ne misionin tuaj qiellor per ta fisnikeruar dhe zbukuruar jeten e kombit tone.

0 0 vote
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments