Nga Altin Haxhinasto: Shpesh herë dua të bëhem përsëri fëmijë

Shpesh herë dua të bëhem përsëri fëmijë, i vogël e i lehtë në trup, për t’u ulur përsëri në prehrin e nënës sime, t’i shtrëngohem fort pas trupit, për t’u ndjerë i sigurt, i mbrojtur, i përkëdhelur, duke dëgjuar fjalët që më thoshte asokohe: “i miri i nanës”, “i bukuri i nanës”, “i mençmi i nanës”… Por e di që i vogël s’jam e s’bëhem dot. Nëna ime është përsëri e ulur në kolltukun e saj, në shtëpinë e saj. Shumë fjalë e gatitje, që përdorim në të përditshmen tonë, i anashkalon, a thua se ka nisur një komunikim qiellor, për të bërë gati edhe atje lart shtëpinë e përjetshme, siç na shtronte dikur sofrën për të ngrënë e shtratin çdo darkë, para se të flinim. Dhe unë, tokësori, mundohem të qëmtoj ende tek ajo atë që çdo bir pret nga një nënë: një fjalë përkëdhelëse, një vështrim dashamirës, një lavd për punët e mira. Dhe ajo e di, se e ka ditur qysh ditën e parë që është bërë nënë, se çfarë do një bir. Do ta dijë gjithmonë, deri në fund të ditëve mbi tokë dhe në përjetësinë eterne dhe do ma ofrojë pa ia kërkuar.

Fotografia e Hortensia Roza Rapaj Haxhinasto

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments