Linda thotë që gratë mos kenë frikë nga burrat. Në darkë avazin nga ai që i ka shqep në dru gratë e para.

0

Me rastin e 8 Marsit, bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama ka organizuar një pritje për gratë e njohura.

Rama tha se sa më shumë vend dhe hapësira të gjejnë gratë në shoqëri dhe familje më mirë do jetë për të gjithë, duke përfshirë edhe burrat. Rama tha se sa më pak frikë të kenë burrat nga protagonizmi i grave, aq më shumë do jenë të mbrojtur.

“Në emër të minoritetit të burrave që këtu e përfaqësoj denjësisht si i vetëm duke gjetur ngushëllimin vetëm tek kamarierët e të njëjtës gjini unë nuk dua të marr sot asnjë minutë nga koha juaj dhe për më tepër s’dua të ndjehem dhe të më ndieni si inferior pas fjalës së Lindës që ka luksin të flasë shumë rrallë dhe të mendohet gjatë para se të flasë”, tha Rama.

“Dua vetëm të them që jam shume i bindur që sa më shumë vend, gra dhe vajza të gjejnë në shoqëri dhe sa më shumë ne t’u besojmë grave dhe vajzave atë që konsensualisht ua besojmë edhe brenda mureve të shtëpisë, sa më shumë të vetëdijësohemi se roli i tyre i pazëvendësueshëm…s’është zemërgjerësi por është vetëdije se sa më mirë të jenë gratë dhe vajzat rreth teje aq më mirë është për ty dhe sa më mirë të jetë shoqëria falë grave dhe vajzave aq më mirë është për ty. Nga lartësia e 198 cm të mia unë mund t’i siguroj gjithë burrat se sa më pak frikë që të kenë nga protagonizmi i grave aq më të sigurt dhe të mbrojtur do jenë”, theksoi më tej kreu i Qeverisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author