Lajçak: Dy vende të Ballkanit në prag shpërbërje, tre në krizë të thellë

Bota

“Bashkimi Evropian po bëhet një bashkëbisedues gjithnjë e më pak serioz në çështjet e zgjerimit, duke braktisur Ballkanin Perëndimor dhe si rezultat, dy shtete janë në prag të shpërndarjes dhe tre të tjerë janë në krizë të thellë”.

Deklarata bëhet nga ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel, të hënën.

“Ne u larguam nga Ballkani Perëndimor me fjalë dhe me vepra dhe tani shohim pasojat”, thotë ai, duke shtuar se “BE-ja nuk ka përmbushur rolin e saj udhëheqësi, si palë në dialog, i cili duhet të ofrojë perspektivë për këto vende”.

Tani erdhi pas kthimit në Bruksel të shefes së politikës së Jashtme Federica Mogherini, e cila ka informuar ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare për turin ballkanik, ku vizitoi midis të tjerash edhe Shqipërinë.

“Unë mendoj se Përfaqësuesja e Lartë u kthye e frustruar nga udhëtimi i saj në  Ballkan”, tha Lajçak.

Ai deklaroi se “BE-ja nuk duhet të habitet nëse ‘vendin e lënë bosh; në Ballkan ta zënë lojtarë të tjerë”.

Ai kërkoi më shumë angazhim nga BE-ja në Ballkanin Perëndimor dhe këtë pikëpamje e kanë mbështetur edhe ministrat e tjetër të jashtëm të vendeve të Bllokut.

Lajçak ka deklaruar se deklaratat e disa zyrtarëve evropian se rajoni nuk është në rend të ditës, ka shkaktuar humbje besimi tek këto vende.

“Praktikisht dhe pa mëdyshje, BE-ja duhet të jetë më e angazhuar, më e dukshme, më e pranishme dhe se oferta jonë, që do të thotë perspektiva evropiane, është më e mira, por kjo po humbet besueshmërinë e saj për shkak të disa deklaratave të bëra nga disa zyrtarë evropianë, se Ballkani nuk është në rendin e ditës”, tha Lajçak për agjencinë sllovake të lajmeve Tasr.

Ndërsa ministri i Jashtëm kroat Davor Ivo Stier ka deklaruar se “Kroacia është e interesuar për stabilitetin në Evropën Juglindore dhe se reformat në këto vende duhet të vazhdojnë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *