Ironia e Namir Lapardhasë: Kujdes Hundëleshin

Aktualitet
 Kur te gjithe te urojne: “Gjetsh ndonje hundelesh”… heret e vone, ne dite me shi, kur nuk ka shume njerez ne qarkullim, si per çudine tende, shfaqet hundeleshi, me hunde e triko prej leshi, me mustaqe dy pellembe e te perdredhura, sa ne njerin cep ne tjetrin, e te mbeshtjell, or ti, nje grusht sa i ha dora, parakrahu e shpatulla e t’i ben hundet…pershesh….!!! Por çudia me e madhe nuk eshte kjo. Nderkohe qe Hundeleshi ka kryer kete veprim ballazi gjithe botes, per te krijohet nje lloj respekti, sa te gjithe fillojne e thone: “Bravo, z. Hundelesh!”, “Te lumte dora, z. Hundelesh!”, “Te paçim sa malet, Hundeleshi yne!” Etj. Etj. Ndaj, miku im, KUJDES, mos ia bej tjetrit per borxh e t’i hysh ne hak se… “ne dite me shi, kur nuk ka shume njerez ne qarkullim, si per çudine tende, shfaqet hundeleshi, me hunde e triko prej leshi, me mustaqe dy pellembe e te perdredhura, sa ne njerin cep ne tjetrin etj. etj.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *