Grabitet me dhunë një banesë në Lezhë

Aktualitet

Burime nga policia kanë bërë të ditur se dje në fshatin Markatomaj, është vjedhur me dhunë banesa e P. L., ku janë marrë 40 mijë lekë.

Por hajdutët pasi kanë hyrë në banesë, fillimisht kanë goditur me mjet të fortë kryefamiljarin dhe më pas i kanë marrë paratë.

Pas ngjarjes, pronari i banesës është dërguar në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikim e më pas edhe kapjen e autorëve të grabitjes me dhunë.