A do të hyjë Partia Demokratike në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës?

Analize

Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese per rrezimin e kerkeses se Roshit, tashme ne Kavaje priten zgjedhje te parakoheshme per kete bashki.

Elvis Rroshi eshte perjashtuar përjetë nga funksionet shtetërore, pas shkarkimit të tij nga detyra e kryebashkiakut të Kavajës me vendim të KQZ-së, Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese. Sipas Prokurorisë, Rroshi rezulton i dënuar në Itali për marrëdhënie seksuale me të mitur. Pika 17 e listës së veprave penale të cilat të kufizojnë përjetësisht përfshirjen në funksione publike, nëse prekesh nga ligji i dekriminalizimit.

Tashme i eshte hapur rruga zgjedhjeve per kete bashki. Nuk dihet a do te hyje Partia Demokratike ne keto zgjedhje pasi prej disa ditesh ajo po proteston per qeveri teknike qe te coj vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Po a mund te jene te tilla zgjedhjet ne Kavaje ku akoma mbisundon fryma e Roshit?!! A mund te futet PD ne keto zgjedhje kur dihet fare mire qe e gjitha “ushtria” e qeverise do leshohet per ti fituar me patjeter dhe per ti pasur si gur prove per zgjedhjet e pergjithshme?

Rama mund te luaj fort me kete teze dhe do  bej te pamunduren per ta fituar serish Kavajen per ta perdoror si arme ndaj opozites dhe per ti thene asaj se nuk ka qene Roshi ai qe i ka fituar, por populli qe e mbeshtet ate.

PD, nuk duhet te hyje as ne zgjedhjet per bashkine e Kavajes pa u plotesuar kushti kryesor i saj per qeveri teknike. Cdo tentative per tu futur do ishte ne dëm te saj dhe do ti jepte Rames nje arme me shume per ta luftuar ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme.

Roshi vertete iku, por zyrat dhe fryma e tij prej krimineli vazhdon te mbetet dhe te dominoje mbi votuesit e lekundur qe fare mire mund ti bleje karteli i droges.

SPRINT.AL

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *