Vetëm mafie citohet kudo kjo qeveri dhe ky Kryeministër.

0

Skandali me kontenierët e mbushur me tonelata mbetje të rrezikshme që dyshohet se janë groposur në Shqipëri vijon të jetë në vëmendje të mediave dhe autoriteteve italiane.

Gazeta italiane ‘Roma’ shkruan sot se në Itali ka nisur një hetim i gjithanshëm për këtë çështje. Gazeta pohon gjithashtu që prokurori i Anti-Mafias Franco Roberti ka urdhëruar një hetim të koordinuar për të ndjekur të gjitha aspektet kriminale të këtij biznesi ku është përfshirë mafia.

1300 kontenierë me mbetje që ishin nisur nga Italia me destinacion në Maqedoni për t’u përpunuar në Shkup në bazë të një marrëveshje, nuk arritën kurrë në pikën përfundimtare.

Kontenierët do të kalonin tranzit në vendin tonë dhe sipas dokumenteve nuk kanë dalë më nga vendi ynë, duke ngjallur dyshime të arsyeshme se janë groposur këtu.

Sipas gazetës ‘Roma’, në ambasadën e Italisë në Tiranë dhe atë në Shkup është shtuar prania e oficerëve të Guarda di Finanza të cilët janë duke hetuar itinerarin e 1300 kontenierëve që kanë humbur rrugës.

Të dhëna rreth hetimeve të tyre në Tiranë e Shkup nuk janë bërë publike. “Roma” shkruan se ka dyshime të forta që politika e Tiranës të ketë bashkëpunuar me trafikantët e mbetjeve në këtë veprimtari të paligjshme./SYRI.net/

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author