Shqepet në dru një grua 60 vjeçe nga vëllezërit e saj sepse tradhëtoi burrin.

Aktualitet

Një e moshuar nga Lushnja me inicialet F.S përfundoi në spital, pasi tre vëllezërit e saj më të vegjël në modhë e rrahën në mes të rrugës. Astrit Koroveshi 42 vjeç, Pëllumbi 53 vjeç dhe Ilmiu, 49 vjeç nuk e kanë mbajtur veten kur mësuan se motra e tyre e madhe tradhëtonte bashkëshortin e saj. Megjithëse vetë bashkëshorti i kishte kërkuar të mos ngatërroheshin në marrëdhënien mes çiftit, Astriti, Pëllumbi dhe Ilmiu nuk janë ndalur. Dyshimet se motra e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore iu forcuan pasi thanë se e panë vetë me një person tjetër. Fakti që ajo ishte 60 vjeç nuk i ka ndalur. E kanë rrahur 60 vjeçaren në mes të rrugës, duke e bërë për spital. Thëniet e kunatit të tyre se ai nuk kishte asnjë dyshim tek e shoqja ranë në vesh të shurdhër. Tre vëllezërit u arrestuan nga policia dhe akuzohen për “Dhunë në familje”.