Aktualitet

Portali SPJV.IT: Me 19 prill protesta finale e Opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Burime të mirëbesuara në selinë blu tregojnë se opozita po përgatitet për “Protestën Finale” me një numër diku te 200 mijë veta apo edhe me shumë, sipas PD-së, të cilët do të mblidhen në Tiranë për të rrëzuar qeverinë Rama. Burimet thonë se durimi i PD-së dhe opozitës po arrin kulmin, pasi kryeministri Rama jo vetëm nuk ofron zgjidhje për zgjedhjet e lira, porse po bën edhe garipin, duke ironizuar. Mësohet se lideri Lulzim Basha do të kërkojë edhe njëherë publikisht, për herë të fundit, Edi Ramës dhe Ilir Meta që të pranojnë qeveri për zgjedhjet në mënyrë që vendi të mos kalojë në kaos politik dhe destabilitet.

Përveç thirrjeve të përditshme të Bashës, ky (Basha) do të nis një letër zyrtare, të fundit, drejtuar Presidentit të Republikës, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit  si dhe ambasadave kryesore të huaja në Tiranë, përfshirë dhe Presidentit të PE në Bruksel, ku do ti njoftojë se populli opozitar, por jo vetëm ai, do të presin deri me datë 19 prill, ora 12.00, ditë kur opozita do të organizojë protestën finale. Data 19 prill përkon dhe me afatin e fundit ligjor për tu regjistruar si koalicione në zgjedhjet e 18 qershorit.

Opozita nuk do futet në zgjedhje, por as nuk do lejojë zgjedhje me datë 18 qershor me këtë qeveri.

Skema e opozitës duket se është lënë për datën 19 prill, pasi atë ditë në ora 24.00 mbaron afati final për tu regjistruar opozita në zgjedhjet parlamentare. Nëse deri me 19 prill kryeministri nuk jep dorëheqjen dhe nuk pranon për një qeveri teknike, mësohet se protesta do jetë finale, duke rrëzuar me ” frymën e popullit”, qeverinë.

Se çfarë nënkupton “fryma e popullit“ se do ta rrëzojnë me 19 prill kryeministrin Rama, ende nuk ka informacione, por duket se diçka e madhe do të ndodhë atë ditë. Deklarata e Lulzim Bashës se “ Ose dorëzohet populli, ose dorëzohet Qeveria Rama!” tregon se do ketë përplasje finale.

Ndaj duhet të gjendet rrugët e marrëveshjes para 19 prillit.

J.V.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?