Mediat serbe: “Mercenarët e Sorosit” po ndihmojnë shqiptarët

0

Një pjesë e mdiave serbe të kontrolluara nga qeveria po akuzojnë faktorin shqiptar për destabilizimin e Maqedonisë. Ndërsa institucionet në Shkup janë mbushur me flamuj të Maqedonisë si karshillëk ndaj shqiptarëve dhe prej tre ditësh përkrahës së VMRO-së së Gruevskit po protestojnë në mbarë vendin me parrulla anti shqiptare, duket se mediat në Beograd kanë marrë anën e rregjimit të vjetër. Ato poi a hedhin fajin të ashtuquajturës  “Platforma shqiptare” – një grupi kushtesh të shqiptarëve për pjesëmarrjen e tyre në çdo qeveri të re në Maqedoni.

Një nga pikat kryesore të shqetësimeve të platformës është zgjerimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Por çështja që ka shkaktuar reagim të ashpër në Serbi është kërkesa e platformës që Parlamenti i Maqedonisë të dënojë “gjenocidin kundër shqiptarëve në Maqedoni”, nga viti 1912 në 1956, kohë kur Serbia e mori Maqedoninë nga Perandoria Osmane.

“Shqiptarët planifikojnë përplasje të përgjakshme”, “Terroristët Shiptarë (një fjalë fyese për shqiptarët)” dhe “Mercenarët e Sorosit”, janë vetëm disa nga titujt e gazetave dhe portaleve serbe që kanë mbuluar ngjarjet në Maqedoni.

“Vecernje Novosti”, që zotërohet nga shteti, të dielën akuzoi partinë kryesore shqiptare në Maqedoni, Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI, se ka futur “një platformë tiranike” në negociatat për t’iu bashkuar një qeverie të re.

“Platforma Shqiptare”, sipas “V. Novosti”, mund të çojë “në një seri lëvizjesh që do të përçajnë Maqedoninë në linja etnike, në kantone ose njësi federale”.

Kriza politike e Maqedonisë ka përshkallëzuar që nga zgjedhjet e dhjetorit që dështuan në nxjerrjen e një fituesi të qartë.

Zoran Zaev, lideri socialdemokratëve të opozitës, LSDM, po këmbëngul për një mandat për të formuar qeverinë pasi ka një shumicë së bashku me shqiptarët në Parlament.

Por presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka refuzuar t’ia japë atij mandatin, duke pretenduar se pranimi i Platformës shqiptare rrezikon ekzistencën e Maqedonisë.

Kandidati për kryeministër Zoran Zaev në një intervistë për televizionin shtetëror kroat HRT, ka mbrojtur idenë e shprehur nga partitë shqiptare që të dënohet gjenocidi i ushtruar nga ana e Serbisë nga popullatës shqiptare. “Nuk ka asgjë të gabuar që platforma përmban një formulim që i dënon ushtritë e shekullit të kaluar që vranë civilë”, ka deklaruar ai

Pyetjeve të gazetarëve kroatë mbi akuzat e VMRO-DPMNE për “dëmtim të Maqedonisë”, Zaev i është përgjigjur duke thënë se platforma është nënshkruar në Maqedoni dhe jo në Tiranë

“VMRO – DPMNE pretendon se kjo deklaratë është nënshkruar në Tiranë. Deklarata është bërë në Maqedoni si pjesë e programeve të tyre para-zgjedhore, por ato u mblodhën në Shqipëri, ku të gjitha partitë ishin mbledhur në një vend”, ka deklaruar Zaev, i cili ka shprehur bindjen se nuk pret dhunë dhe konflikte në situatën e re të krijuar.

“Jam i lumtur dhe krenar që e hoqëm regjimin nga pushteti me laps dhe votë. Nuk ka pse të derdhet gjak për rënien e regjimit”, ka deklaruar kreu i LSDM-së.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author