Kreu i Antimafias italiane: Shqipëria e dyta në botë për drogat e lehta

Në një intervistë për “La Repubblica” Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit italian Franco Roberti është shprehur se “pas amerikano-jugorëve, shqiptarët janë komisionarët më të mirë të drogave të lehta në botë.

Duke folur lidhur me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjate ditëve të fundit në provincën e Foxhias, mes të cilave zjarri i qëllimshëm në një kamp emigrantësh, Prokurori Roberti u shpreh se “në Foxhia ekziston një mafia e vërtetë që merret me trafikun e drogës, e grabitjet me armë”.

“Foxhanët, tha ai, janë liderët e trafikut të lëndëve narkotike në Itali, falë raportit të priviliegjuar që kanë me shqiptarët, të cilët pas amerikano-jugorëve që janë të parët, janë komisionarët me të mirë të drogave të lehta në botë.”

Me tej duke folur për lidhjet e mafias së Foxhias me grupet kriminale shqiptare si dhe duke iu referuar vizitës së tij të fundit në Shqipëri,  Prokurori i Përgjithshëm i antimafias italiane u shpreh se:

“Jo më kot javën e kaluar isha për vizitë në Shqipëri i shoqëruar me prokurorin e Barit Giuseppe Volpe i cili po drejton një luftë të shkëlqyer kundër aktivitetit te grupeve kriminale në Foxhia  si dhe me prokurorin e Lecces e Katanzaros, Nicola Gratteri.”

“Nga autoritetet shqiptare, tha ai, kërkuam vigjelencë më të madhe e një shkëmbim informacioni më të shtrënguar, pasi nga ky trafik rrjedhin para të mëdha që më pas investohen në ekonominë legale, në rajonin e Puglias dhe në Itali.”

Përsa i përket numrit të madh të armëve ilegale të përdorura nga grupet kriminale, Franco Roberti tha se “ata përdorin armë e municione lufte”.

Në territorin e provincës së Foxhias autoritetet italiane kanë sekuestruar “armë që vinin nga ish-Jugosllavia madje dhe “bazooka”./panorama

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments