Idrizi i shfaq pakënaqësi Ramës për marrveshjen.

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka mbajtur një takim me strukturat e kësaj force politike në Vlorë. Ai ka deklaruar se PDIU ka votuar reformat e rëndësishme, duke mos vendosur asnjë lloj kushti. Idrizi është shprehur më tej se PDIU qëndron në mazhorancë për shkak të kauzave dhe jo për shkak të marrëveshjes.

“Une jam shumë i lumtur sot që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka qënë nga pikëpamja mbështetëse pjesë e maxhorancës, por ne s’kemi qënë asnjëherë dot pjesë e pushtetit, e megjithatë këmi arritur të shtohemi çdo ditë.

Në këto zgjedhje jam i bindur që do ti dyfishojmë mandatet tona, me mbështetjen  e qytetarëve shqiptarë. Nëse do të ishte për marrëveshje, ne nuk do të kishim asnjë arsye që të qëndronin në këtë mazhorancë, sepse as 1 % e marrëveshjes  që ne kemi bërë, nuk është zbatuar”.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments