Hysen Osmanaj një dedikim të bijës për 7 Marsin.
Valmira,
Gezuar dhe per shume vjet 7 Marsin, “Diten e Mesuasit” nje dite kjo e shenuar jo vetem per mesuasit por per te gjith ne qe u ulem ne bankat e shkollave per te marr sadopak dije qe ti sherbejme familjes dhe vendit tone.
Sot babi ty nuk ka mundesi te sjellin tufen me lule ne shtepi pasi Ti po jep mesim ne nje kontinent tjeter, perseri ne sherbim te dijes por jo ne vendin tuaj, megjithate une ju uroj gezuar dhe per shume vjet “Diten e Mesuesit” dhe suksese ne ngritjen tuaj profesionale.
Para me pak se nje viti, emigracioni me rrmbeu nje nga shoket me te mire, per te cilin dhimbjen e ndava me miqte e mi ne facebook, u mundova shume ta mbaj por ishte e pamundur pasi atij i kishte humbur “Shpresa” ajo e fundit fare!?
Ku ta dija une se pa u mbush viti emigracioni i pameshirshem ne vendin tim do te me vinte ne shtepi, per vajzen time, duke u vertetuar fjala e urte popullore “ça te ndodhin ne komeshi, prite ne shtepi”.
Perseri babi eshte shume krenar me ty, ishe nxense e shkelqyer ne te gjitha nivelet e arsimimit nga fillorja deri ne master shkencor dhe doktorrature, shembull ne pune si specialiste, drejtuese dhe petagoge ne universitet.
Ishte dite e shenuar per ty dhe per ne kur si nxense e shkelqyer ministri i arsimit te dha medaljen e nderit dhe ish kryebashkiaku i Tiranes te dhuroj albumin e qytetit, sot kryeminister i vendit tim dhe mjerisht nuk ka nevoj per intelektual te tille, pse, vetem sepse babaj i juai eshte i propozuar nga opozita ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, nje organ shteteror i pavarur.
Fatekeqesi dhe mjerim per kete vend ku “lufta e klasave” pra ajo politke dhe egoizmi i shfrenuar per pushtet nuk e len kurresesi vendin tim te ec perpara si vendet e tjera demokratike.
Bija ime, ti duhet te jesh krenare per mua dhe punen time per te gjitha detyrat qe kam kryer dhe kontribuar.
Une do rri i palekundur dhe do punoj me perkushtrim se nje dite ky vend do bahet per te ardhur dita qe Ju dhe femijt e juai do ta gezoni.
Zoti ju bekofte Ju dhe vendin tim!