Aktualitet

Gruaja nga Fieri ngujohet para Ministrisë së Mbrojtjes

Një grua nga Fieri ka vendosur të protestojë para Ministrisë së Mbrojtjes me pretendimin se i është berë një padrejtësi. Prej kohësh thotë se ka nisur një proces gjyqësor për tokën dhe shtëpinë e saj. Por ndërsa priste vendimin e gjykatës, mësoi se Ministria e kishte dhënë me qira pronën që ajo pretendon se i përket familjes së saj. Harikla Zoto thotë se do të qëndrojë para ministrisë deri kur të sqarohet për vendimin e marrë nga ky dikaster. Protesta ka rënë në sy të policëve, që i kërkuan të largohet menjëherë. Deri në orët e vona të natës Harikla ka qëndruar ulur në hyrjen e ministrisë. /lapsi.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?