Elvis Roshi akuzon Ramën se ka shkelur Kushtetutën

0

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, i cili pretendon se vendimi i Edi Ramës për shkarkimin e tij është anti kushtetues.

Gjykatësit i dhanë prioritet argumentave të përfaqësuesve ligjorë të qeverisë që mbrojtën idenë e shkarkimit.

Kështu Roshi e ka gjetur veten “të braktisur” nga qeveria e partisë ku ai bën pjesë, si dhe nga mbështetja e Ramës.

Pra duket qartë që pas kërkesës së prokurorisë që Roshit ti hiqet mandate kryeministri ka bërë prapakthehu.

Nëse kthehemi pas në kohë kujtojmë se Rama jo vetëm i ka dalë në krah Elvis Roshit, por ka bërë në një farë mënyre avokatin e tij personal duke e mbrojtur nga akuzat.

Një gjë të tillë e fakton edhe video e mëposhtme ku Rama e mbron Roshin me forcë më shumë se njëherë.

Elvis Roshi nuk është i dënuar dhe është një nga kryetarët më të mirë që ka patur, ka dhe do të ketë Shqipëria” shprehej Rama dikur për Roshin.

Aq i sigurt ka qenë Rama në pastërtinë e Elvis Roshit sa në një aktivitet të PS-së është shprehur “Mezi pres të miratohet ligji i dekriminalizimit që t’i çoni letër Lulit t’i thonë ‘po ky si shpëtoi mo?’’

Por sot Roshit i duhet të përballet jo vetëm me vendimin e KQZ-zë, por edhe me braktisjen e Ramës.

Ky i fundit ka ndryshuar tërësisht qëndrim kundrejt ish-kryebashkiakut të Kavajës duke i vënë edhe përfaqësuesit e qeverisë së tij kundër.

Ndërsa sot, kur Ramës po “ia gëlltit” ligji i dekriminalizmi deputetët dhe kryebashkiakët, nuk i leverdis t’i mbrojë më ata, sepse rrezikojnë ta marrin me vete./ LAPSI.AL

Akuza e Prokurorise per Elvis Roshin

– Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali

– Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër
– Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.
– Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.
– Në vitin 2015 DEA/US, ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke konstatuar se subjektet deklarues të mësipërm përfshihen në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma a) dhe pika 2, gërma a) dhe b) të ligjit.

Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Fallsifikimit te formulareve, neni 190 I Kodit Penal.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author