Aktualitet

Edhe Aldo Bare drejt lirimit. Akuzohet për 5 vrasje. Kriminelët një nga një po lenë qelitë

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e gjykatës, duke i hequr dënimin me burg përjetë.

Në këtë mënyrë, Kushtetuesja ka rikthyer procesin ndaj Aldo Bares në Gjykatën e Lartë.

Sa i përket shfuqizimit të dënimit me burg përjetë, Gjykata Kushtetuese arsyeton se gjatë procesit ka patur shkelje të rënda procedurale.

Aldo Bare ishte dënuar me burgim përjetë për 5 vrasje, krijim të organizatës kriminale dhe akuza të tjera.

Gjyqi ndaj tij ishte një ndër proceset më të gjata gjyqësore. Por vendimi i Kushtetuese do të rikthejë sagën e kalvareve gjyqësore ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?