Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të frikshme. 1 l naftë 172 lekë

Sipas operatorëve, arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje rritet me ecurinë e naftës në bursa. Që prej dhjetorit, Brent-treguesi referencë i naftës europiane i ka kaluar 50 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që prej prillit 2016. Në fund të javës së kaluar, Brent u mbyll në nivelin e 55.9 USD/fuçi. Kjo është hera e tretë që ka një valë të shtrenjtimit të çmimeve, që nga janari 2016 kur ato zbritën nën 160 lekë për litër.

Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në Europë. Sipas Global Petrol Price, në Shqipëri, nafta, sipas të dhënave të 27 shkurtit ishte 1.31 USD për litër (me rritjen e fundit ka arritur në 1.35), ndërsa në Maqedoni çmimi është 1.13 USD; në Mal të Zi 1.35 USD; në Serbi 1.23 USD; në Bosnjë, 0.96 USD për litër; në Bullgari 1.09 USD; në Rumani 1.14 USD. Shqipëria ka nivele të krahasueshme me Italinë, Zvicrën, Spanjën, Kroacinë, Irlandën, Gjermaninë etj.

Operatorët pohojnë se shkak për këtë është barra e lartë e taksave, që llogaritet në 67-70% të kostos. Sipas një analize që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar, kërkesa për naftë në të ardhmen do të kufizohet nga rritja e ngadaltë e tregjeve në zhvillim dhe përpjekjet globale për të ulur më tej emetimet e karbonit. Të gjitha këto zhvillime kanë çuar në një “normalitet të ri” për çmimet e naftës. Edhe pse rënia e çmimeve shkaktoi një rënie masive të investimeve në naftë, prodhimi nuk reagoi me ulje, duke e mbajtur ofertën njësoj.

ma.me