Basha homazhe tek monumenti i Adem Jasharit

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot homazhe tek monumenti i Adem Jasharit në Tiranë, në përkujtim të rënies heroike të tij dhe të 55 Jasharëve të tjerë në Prekaz për pavarësinë e Kosovës.

Basha tha se “trimëria dhe sakrifica e familjes Jashari për Kosovën e lirë është ndër aktet më të ndritura të historisë së kombit shqiptar.  Me qëndresën dhe sakrificën e tyre 19 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë vlerën që ka liria për shqiptarët dhe skalitën një shembull të përjetshëm frymëzimi për të ruajtur të paprekur lirinë dhe dinjitetin tonë kombetar.”