Aktualitet

Arrestohen dy shqiptarë në Itali pasi iu kapën 240 kg marijuanë dhe 50 gr kokainë e pastër.

Në pranga të policisë italiane kanë rënë dy shtetas shqiptarë përkatësisht 22 dhe 23 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë në lagjen e quajtur Borghesiana. Nga kontrolli i ushtruan në banesën e tyre u gjetën 240 kg marijuanë, 50 gramë kokainë e pastër, një pistoletë e rreth 20 mijë euro cash.

Sipas policisë italiane, lënda narkotike e sekuestruar do të kapte në treg një vlerë shitje prej 1 milionë euro.

Në momentin e arrestimit dy shqiptarët u përpoqën t’u fshiheshin forcave italiane të rendit, duke u larguar përmes çative të ndërtesave.

Pas disa minutash ndjekje, policia italiane ka mundur të prangosë dy trafikantët shqiptarë.

Aktualisht 2 shtetasit shqiptarë gjenden në burgun Regina Coeli të Romës në pritje të procesit gjyqësor.

Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike e armëmbajtje pa leje

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?