A po pastron para gruaja e Ramës, me bankën e saj?

Në fillim të muajit Shtator të vitit 2015, në media rrodhi një raport konfidencial, i mbajtur sekret deri më atëherë i misionit të OSBE-së në Tiranë. Opinioni u trondit për ato që shkruheshin aty, veçanërisht për kryeministrin e vendit, i zgjedhur vetëm 2 vjet më parë me “1 milion shuplaka”.

Raporti, i hartuar gjatë vitit 2014, pavarësisht se nuk përbënte një qëndrim zyrtar të OSBE, nuk u mohua asnjëherë nga hartuesit e tij.

Raporti, i përpiluar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE, flet për lidhje të politikanëve e anëtarëve të parlamentit me krimin e organizuar, për përfitime të tyre nga të ardhura të investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët  e tyre. Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

Pikërisht në këtë dokument, për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e një politikani dhe shtetari të lartë shqiptarë. Dhe ai është pikërisht kryeministri Edi Rama, i cili sipas tyre ka fshehur në SHBA dhe vende të tjera përmes të vëllait, Olsi Ramës, të paktën 200 milion euro pasuri. Sipas këtij raporti kjo shumë e frikshme është krijuar nëpërmjet ryshfetit me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, të cilën Rama e ka drejtuar plot 12 vite.

“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet e zeza në të bardhë në këtë raport.

Vetëm 15 muaj pas zbulimit për publikun të këtij raporti, media në fillim të muajit Mars 2017 zbuloi një tjetër fakt tronditës, i cili ngre dyshime të mëdha se është i ndërlidhur ngushtë me pasurinë gjigante kriminale të Edi Ramës; Lindita Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, rezulton pjesë e bordit drejtues të ABI Bank.

Kjo bankë “fantazmë” që ka drejtuar disa herë pronarë dhe gati 8 herë emrin është promovuar jo pak herë nga kryeministri Rama, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të licencës, por edhe në vlerësimin e Abi Bank me çmim në aktivitetin ‘Bleta e Artë”.

Kjo bankë e nivelit të dytë është shfaqur në tregun financiar shqiptarë, vetëm një muaj pas publikimit të raportit të OSBE-së për pasurinë 200 milonë euro të Edi Ramës.

ABI Bank, pjesë e grupit NCH Capital, hyri në Shqipëri duke blerë bankën Credit Agricole, në tetor të 2015-ës, dhe më 4 dhjetor të po të njëjtit vit, i është dorëzuar lincensa nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, në një ceremoni ku ishin të pranishëm vetë kryeministri Rama dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

“Ky investim do të jetë një nxitës i fortë i kreditimit dhe e kthen bankën e sapo licensuar në një shembull tërheqës për investitorët, që do të nxisë pastaj të tjerët të ndjekin të njëjtën rrugë. Ky investim është një ngjarje shumë e mirë për ne dhe sektorin bankar në Shqipëri”, ka deklaruar Rama atëherë.

Por vetëm një muaj pasi ABI Bank iu dorëzua licenca, më 7 janar të vitit 2016, në Këshillin Drejtues të Bordit, Linda Rama emërohet anëtare. Ndonëse kishte vetëm një vit që vepronte në tregun shqiptar, ABI Bank u vlerësua në 2016-ën me dy çmime, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Më datë 17 dhjetor të 2016-ës, “ABI” u vlerësua me çmimin ‘’Banka më pranë komunitetit”, në ceremoninë e organizuar në ambientet e Hotel Tirana International, në praninë e Kryebashkiakut Erion Veliaj. Më datë 28 dhjetor të 2016-ës, ABI Bank është vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë 2016” për Përgjegjësinë Sociale, për kontributin e saj në përmirësimin e jetës së komunitetit.

E gjithë kjo super reklamë që nuk është bërë për asnjë bankë tjetërnga  kryeministri i vendit fillimisht nuk ra në sy, por shumë shpejt do të ndërlidheshin gjërat.

Pas zbulimit të zgjedhjes në postin e lartë kyç të Linda Ramës në këtë bankë, e cila është e vetmja me origjinë offshore, mediat dhe opozita u kujtua se OSB-ja nëpërmjet raportit të saj thoshte pikërisht të njëjtën gjë; 200 milion eurot e Edi Ramës janë fshehur nëpër ishujt offshorë të Amerikës.

Bankat kanë detyrim ligjor që të tregojnë të ardhurat dhe veçanërisht origjinën e kapitalit fillestar, që ka shërbyer për themelimin e tyre. Por kjo gjë nuk ka ndodhur me ABI Bank, pasi ajo ka deklaruar për primat të ardhurash një kompani offshore. Vetëm dy ditë më parë, kreu i opozitës Lulëzim Basha lëshoi akuzën e fortë se Edi Rama po uzurpon edhe Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

Natyrshëm kanë lindur dyshime të forta: OSBE e akuzoi Edi Ramën për 200 milion euro të grumbulluara nga ryshfeti dhe korrupsioni. Apo ja pastron Linda Rama, burrit me bankën e saj?

Fakte dhe dokumente të tjera tronditëse, priten të dalin së shpejti rreth kësaj çështje të nxehtë….

Syri.net