20 të shoqëruar për krimin horror në Tiranë

Kategoria

Sot jane zbardhur detaje te reja në lidhje me vrasjen makabre të Fatime Hidës, ngjarje e zbuluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Mihajas të Bërzhitës.

Gruaja 74-vjeçare është gjetur e lidhur këmbë e duar dhe kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe mësohet se ishte grabitur. Ajo pak ditë më parë kishte shitur disa bagëti dhe grabitësit duket se e kanë marrë vesh dhe kanë shkuar për ta grabitur.

Siç kanë dëshmuar të afërmit e viktimës, ajo jetonte e vetme, pasi kishte ngelur e ve që në rini. Gruaja nuk kishte fëmijë, ndërsa jetonte me blegtori.

Të afërmit kanë treguar se ajo ishte grabitur edhe 2 vite më parë, ku i ishin marrë 2 milionë lekë, por policia nuk kishte bërë asnjë gjë. Ka qenë kryeplaku i fshatit që ka vënë re mungesën e saj.

Për median ai ka thënë se nuk e kishte parë të nxirrte bagëtitë nga vathi dhe për këtë arsye kishte shkuar në banesën e saj, duke e gjetur të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *