Shendet

Si të shërojmë mishrat e dhëmbeve.

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve është një nga sëmundjet më të shpeshta që përfshin shumë njerëz. Acarimi dhe gjakosja e mishrave të dhëmbëve vjen për shkak të disa faktorëve dhe akumulimit të baktereve në gojë. Por ekzistojnë disa metoda natyrale qe ju vijnë në ndihmë nëse keni probleme me mishrat e dhëmbëve. Aloe Vera Aloe Vera është bima magjike që sjell përfitime të panumërta në shëndet. Ajo mund të përdoret edhe për të trajtuar mishrat e dhëmbëve të dëmtuar. Atë mund ta përdorni si pastë dhëmbësh ose thjesht të bëni gargarë me pak ujë dhe Aloe Vera. Çaj jeshil Sipas një studimi, konsumi i rregullt i çajit jeshil promovon dhëmbë të shëndetshëm si dhe largon problemet me mishrat e dëmtuar. Për një periudhë të shkurtër përdorimi ai parandalon gjakderdhjen në mishrat e dhëmbëve, parandalon humbjen e indeve, si dhe i pastron ato nga bakteret e akumuluara.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?