PD dhe LSI braktisin komisionet. Nuk shkarkohet gruaja e Shehit.
Eshte shtyre votimi për shkarkimin e drejtoreshës së AFM. Komisioni i Ekonomisë do të votonte sot për shkarkimin e Enkelejda Shehit, por në komision mungonin përfaqësuesit e PD-së dhe të LSI-së. Ndërsa dihet tashmë që PD po proteston, nuk dihet arsyeja pse LSI nuk është paraqitur.
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) i propozoi Kuvendit shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së, zonjës Enkeleda Shehi. Bordi në relacion pretendon se Shehi ka firmosur urdhra të paligjshëm, ka kërcënuar me gjeste bordin, apo ka punësuar persona në konflikt interesi.
Në shkresën e Bordit thuhet: “Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e darës 21 shkurt 2017 shqyrtoi përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe vendosi t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë lirimin e znj.Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF”.