Ndërron jetë në banesën e tij një diplomat i ambasadës Gjermane.

Burime nga policia thanë se në orët e para të mëngjesit të djeshëm është gjetur i pajetë në banesën e tij, Michael Gumprich, 54 vjeç zyrtar i ambasadës gjermane në Tiranë, thanë për SYRI.net, burime nga policia.

Sipas tyre, Gumprich jetonte në një banesë me qira në rrugën e Bogdanëve, jo shumë larg nga ambasada. 54-vjeçari ishte në Tiranë me detyrën sekretarit të dytë të ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri, shkruan SYRI.net.

Trupi është gjetur në banesën e tij dhe nga të dhënat e para mësohet se në trup nuk ka pasur shenja dhune, apo shenja të tjera që mund të çojnë në dyshimet e një krimi.

Por trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për këqyrjen e kufomës. /SYRI.net

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments