Izmir Smalaj: Synoj të bëhem kampion bote.

Sport

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kampioni europian në  Atletikë Izmir Smajlaj mbërriti në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Shumë miq e familjarë ishin në pritje të kampionit i cili u shpreh i emocionuar se medalja i shkonte të gjithë shqiptarëve, mbështetësve dhe familjes së tij.

Smajlaj: “Ishte garë e fortë që e realizova në kërcim të fundit. Familja dhe miqtë më dhanë kurajo atje dhe ia arrita fitoren”
 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli tha:  Izmir Smalaj ka treguar se është supertalent. Nëse do të ketë shumë vëmendje dhe do të stërvitet këto 3-4 muaj Izmiri do të dalë dhe kampion në Londër.