Dashamir Tahiri i drejtohet Idrizit. Hajde kandido në Vlorë po ta mbajti.

Aktualitet

Ish-deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri që iu hoq mandati për shkak të fshehjes së dy dënimeve duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga politika.

Ai ka nisur fushatën për zgjedhejt e 2017-ës dhe është në kërkim të votave të çamëve, ndërsa sfidon hapur ish-kreun e partisë ku bënte pjesë, Shpëtimi Idrizin, duke e ftuar të kandidojnë në të njejtën zonë, atë të Vlorës.

Tahiri thotë se së shpejti ai pritet të dalë edhe me një parti të tijën, dhe se do jenë mbështetës të Partisë Demokratike.

“Në ketë rikandidim ku qëllimi kryesor është ai i zgjidhjes së çështjes Çame, sfidoj njeriun që e ktheu ketë çështje në interes të pazareve të tij personale,”çamit të ngelur ne tentative”, Shpetim Idrizi, të mbajë fjalën e dhënë dhe të kandidojë përballë meje, në qarkun tim”,- thotë ai.