Berisha: Rama me vëllain e Eskobar Balilit. Foto

Aktualitet

Ish kryeministri ka publikuar një foto në Facebook, ku kryeministri Edi Rama është nën shoqërinë e nipit të Klemend Balilit, Rigelsin, ndërsa në sfond duket vëllai i “Eskobarit të Ballkanit”, Bako Balilit. Ky i fundit është vënë në shënjestër të prokurorisë pak ditë më parë, pasi rezulton pronar i kompleksit Santa Quaranta. 10 muaj pasi u zbulua se Klement Balili ishte një nga drejtuesit e trafikut të kanabisit me Greqinë, prokuroria ka vendosur të hetojë pasurinë e familjarëve të tij, më saktë, paratë e investuara në kompleksin Santa Quaranta.