Nard Ndoka: Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk shkulet vetë.

0

Ftesën e opozitës për dialog, Nard Ndoka, kreu i partisë Demokristiane e ka konsideruar si një  demagogji e maxhorancës. Sipas tij nuk është aspak një ftesë e sinqertë e cila është i diktuar më tepër nga Meta për një lëvizje formale.

Gjatë një interviste dhënë dje për Report Tv, Ndoka është shprehur dje se nuk ka mundësi për dialog, pasi kërkesa e vetme e opozitës është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Ish- aleati i Ramës u shpreh se duke e njohur mirë natyrën e Ramës është i sigurt që nuk do të dorëhiqet e për këtë arsye shanset për dialog janë shumë të pakta.

“Basha ka vetëm një kërkesë, jo disa të negociueshme, largimin e Ramës. Ai nuk jep dorëheqje. Kjo pritet se nuk është një lider i përgjegjshëm që ka nuhatje dhe nuk jep zgjidhje politike. Unë e mendoj që Rama do t’i shkojë deri në fund, edhe duke hyrë i vetëm në zgjedhje. Kur t’i mbarojë mandati të gjejmë rrugën për krijimin e një qeverie tjetër. E fut vendin në krizë” u shpreh Ndoka.

I pyetur nëse e sheh kreun e Kuvendi si një garant për dialog, duke marrë parasysh deklaratat e këtij të fundit për konsensus politik, Ndoka tha se Meta jo vetëm nuk është garant, por duke qenë pjesë e mazhorancës, do të thotë që edhe ai është pjesë e “fajit”.

“Jo nuk është garanci. Meta është pjesë e mazhorancë, që do të thotë që edhe ai është pjesë e fajit.  Ai nuk distancohet, bën sikur po bën rolin e negociatorit, nuk e kundërshtuar ndonjëherë PS, madje PS po i ushtron presion Metës. LSI nën presionin politik, hiqet sikur ka forcë ose kontroll të mazhorancës, por jo. Kosto shumë e madhe nëse LSI nuk di të dalë nga kjo rrëmujë”, tha Ndoka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author