Fuga i vogël sulmon Fugën e madh.

Aktualitet

Shkrimet përkrahëse për Lulzim Bashën dhe protestën e opozitës nga Artan Fuga nuk kishin si të kalonin pa u vënë re nga mediat e një tjetër Fuge, jo pedagogu dhe filozofi, por njeriu që kontrollon shumicën e mediave, Endri Fugës.

E Fuga ka zgjedhur që të sulmojë me mediat e tij, Artan Fugën, media të cilat ai i përdor shpesh për “fake neës”.

E para ka qenë gazeta Mapo në pronësin e Henri Çilit, liberalit që sot i ka dalë në krah Edi Ramës, duke kërkuar publikisht që ai të marrë edhe një mandat të dytë.

Fuga, ai pedagogu e jo këshilltari i Ramës, e ka sulmuar gjithmonë Çilin dhe kryeministrin, duke u shprehur se reforma në arsim u bë pikërisht që të përfitonte Çili dhe universiteti i tij privat. E sot Henri ia ka kthyer reston Fugës, jo atij të madhit, por të voglit, Endrit.

Më pas shkrimin e ka marrë Tema që sigurisht nuk mund të linte pa futur një koment të shkurtër sipër. E siç i shkon për dore, Mero Bazes shkruan dhe kujton se Artan Fuga që sot është kthyer në përpilues të ideve publik të Bashës, ka qenë njëri nga njerëzit që ka bërë  programin e PS-së, kur ajo u konvertua nga PPSH.

Më poshtë keni dy foto nga titujt e mediave të Fugës:

  • Risultati immagini per artan fuga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *