Elvi Fundo, ky zvarranik i Filip Çakulit

Analize

 

Shikoni se çfare shkruan ne portalin e tij ish keshilltari i Minsitrit Bode dhe nje nder llapaqenet me te eger ndaj demokrateve, Elvi Fundo. I erdhur nga shkolla e Filip Çakullit, ky individ pa bosht dhe ideal ka nisur prej kohesh nje sulm ndaj strukturave te PD-se si ne qender ashtu edhe neper rrethe, si dhe kryesish ndaj kryetarit te saj, Basha. Ky zvarranik qe ushqehet me kellirat e filip cakulit ka marre si angazhim te sulmoje pa kufi. I njohur si mbeshtetes i te ndjerit Olldashi, ai mbetet nje prej sulmuesve me te eger te kampit demokrat ku pretendon se ben pjese edhe vete. Ai harron nje gje qe, sa here hap gojen dhe vjell vrer, nuk ben gje tjeter vecse e ndyn me shume ish eprorin e tij Bode, qe ç’eshte e verteta eshte distancuar prej tij. Shikoni me sa gezim jep njoftimin ne paçavuren e tij City News, ku sipas tij Basha ka braktisur protestuesit duke mos kerkuar qeverine teknike. Shkrime dhe tituj te denje per palaço te tipit mero baze me kompani…

 

Basha tradhëton protestuesit/ Braktis qeverinë teknike, kushte për të shpëtuar nga turpi

Koalicioni opozitar ka dalë me një deklaratë ku jep qëndrimin e saj, pas ftesës që i bëri mazhoranca qeverisëse për tu ulur në tryezën e bisedimeve.

Kreu demokrat Lulzim Basha, ka thirrur në takim krerët e koalicionit opozitar, duke dale më pas me një qëndrim. Në deklaratë ka vetëm katër kushte, nga të cilat disa janë në proces.

Flitet për zbatim të dekriminalizimit, ndërkohë çdo ditë deputetë po humbin mandate, flitet për luftë kundër drogës ndërkohë kryeministri zhvillon takim me krerët e policisë dhe prej 3 ditësh Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë në gjithë vendin.

Më tej deklarata flet për përgatitjen e zgjedhjeve dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas 22 korrikut.

Në asnjë fjalë nuk flitet për qeverinë teknike, që do çojë vendin në zgjedhje, të cilat ishin kryekushtet e Lulzim Bashës. Por në deklaratë thuhet “një qeveri me mbështetje të gjerë politike”. Në fakt qeveria e ka mbështetjen jo vetëm të mazhorancës së 23 qershorit 2013, por edhe të një pjese të koalicionit të atëhershëm të PD siç është PDIU.

Basha duket se ka tradhëtuar të tijët, duke venë kushte për të shpëtuar nga turpi dhe për të dalë me vrap nga çadra pas dy javëve rezistencë. Njeriu i cili fliste se nuk do dorëzohej, ka lëvizur në disa qëndrime që kanë të bëjnë me kushte që janë në  proces zbatimi ose nuk kishin aspak nevojë për një qëndrim si ai i Bashës, që nxorri demokratët në protestë për 2 javë i ngujoi në çadër dhe tashmë u tërhoq thjesht duke marrë disa garanci më shumë.

Ndodhi ajo që pritej Basha të tërhiqej me lugën bosh, megjithëse u mbështet nga të gjithë dhe  ju dha kurajo në aksionin e tij politik. Deklarata e sotme është hapi i parë i tërheqjes dhe dështimi i Lulzim Bashës që nuk do mbyllet në këto takime dhe marrëveshje por pasojat pritet ti ketë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kesaj deklarate dhe qëndrimi të opozitës do ti shkonte shumë shprehja e huazuar nga një film “këtu ka tradhëti burra”. Tradhëtarin të presim serinë e rradhës të filmit.

 sprint.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *