Aktualitet

Çështja e zhdukjes së 1300 kontenierëve . Antimafia në Romë ka nisur drejt Shqipërisë punonjësit e saj

Çështja e zhdukjes së 1300 kontenierëve me lëndë kimike që kanë hyrë në portin e Durrësit dhe më pas janë zhdukur, ka vënë në lëvizje më shumë se kurrë edhe autoritetet italiane të hetimit.

Pas vizitës në Shqipërisë të prokurorit të Antimafias Italiane, Franco Roberti, mësohet se drejtoria e Antimafias në Romë ka nisur drejt Shqipërisë punonjësit e saj. Mësohet se janë nisur hetimet për të zbardhur destinacionin e 1300 kontenierëve me lëndë kimike që kishin destinacion Shkupin, por që nuk arritën kurrë atje.

Pasi kanë ardhur në portin e Durrësit, kontenierët nuk janë dërguar për në kryeqytetin maqedonas, sepse pikërisht autoritetet vendore të Shkupit e kishin mbyllur fushën e depozitimit të mbetjeve.

Por çfarë po ndodh në Itali? Siç shkruan gazeta më e vjetër italiane Roma, operacioni i “zhdukjes së kontenierëve me lëndë kimike”, është një hetim i madh i nisur nga drejtoria e Antimafias në Romë, nën koordinimin e kryeprokurori të Antimafias, (DIA) Franco Robertit.

Është një hetim i gjatë dhe delikat, njerëzit e DIA dhe të Guardia di Financa aktualisht ndodhen në Budapest, por edhe në vende të tjera të Lindjes, si në Shqipëri, Maqedoni e Kroaci.

Ata janë të vendosur në ambasadat italiane dhe kanë nisur punën në terren. Gazeta italiane kujton gjithashtu se edhe në Shqipëri ka nisur një hetim në lidhje me këtë megaskandal. Sipas tyre, Prokurori e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur fatin e 1300 kontenierëve me lëndë kimike të zhdukura pa asnjë gjurmë në Shqipëri.

Marrë nga gazeta më e vjetër në Itali, Roma – Përgatit SYRI.net

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?