Basha-Ramës: Qeveri teknike ose populli do të rrëzojë

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur sot paradite sërish te çadra e protestës përballë Kryeministrisë. Ai tha se nuk ka bisedime, por vetëm dialog për të përcaktuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Përndryshe tha Basha, vala popullore do e rrëzojë.

“Vendimi është nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Nuk ka bisedime, negociata ka vetëm dialog për të përcaktuar largimin tënd dhe ardhjen e një qeverie teknike që kërkon vul;net të gjerë politik. Harroje se do të bësh zgjedhje me ministrin tënd të bendshëm që njihet botërisht si garantuar i krimit dhe drogës. Bëj lëvizjen tënde për qeverinë teknike, përndryshe vala popullore do të rrëzojë, do të rrënojë. Thirri mendjes. Hape rrugën për qeveri teknike, ose populli do ta hapë me fuqinë e vullnetit të pathyeshëm”, tha Basha.

Më herët gjatë ditës kryeministri Rama u shpreh i gatshëm për dialog me opozitën, por përjashtoi mundësinë e krijimit të qeverisë teknike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author