Ylli Dylgjeri: Presidenti Trump e do me shume Kryeministrin Rama.

Aktualitet

Sic shihet ne dy Mesazhet e Presidentit Trump qe i drejtohen autoriteteve me te larta shqiptare, ajo qe ben diferencen eshte vetem mbyllja e teksit te mesazhit. Nderkohe qe per Presidentin Nishani, Ai perdor fjalen “Sinqerisht Donald J. Trump”,
per Kryeministrin Rama situata ne mbylljen e teksit mesazh eshte me e ngrohte, Ai shprehet “Sinqerisht i Juaji Donald Trump”. Pra, duket hapur perdorimi i fjales i Juaji
per Ramen.
Ta kete bere vertete Zoti Trump kete diferencim? Nese po, atehere Rama e ka kaluar krizen parazgjedhore, ose perndryshe Trumpi eshte Rilindas, eshte i yni, eshte i majte, dhe zoti Nishani i atyre te tjereve,i te cadres etj.
Perndryshe kush e mund ta kete bere mbylljen? Prap gabim perkthimi?
Kerkohet investigim…

Me poshte po ju njoh me dy tekset.

Mesazhi i Trump për Presidentin Nishani:

I dashur Zoti President,

E mirëprita me ngrohtësi mesazhin tuaj të urimit me rastin e betimit tim si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e vlerësoj së tepërmi mendimin tuaj të mirë, mbështetjen dhe inkurajimin.

Përpara kemi sfida, të cilat besoj se do t’i kapërcejmë në partneritet dhe mbi baza të përbashkëta. Gjithashtu kemi mundësi të pamata për t’i çuar përpara qëllimet që ndajmë së bashku, për të promovuar qëndrueshmërinë globale si dhe për të arritur paqe dhe begati.

Sinqerisht,

Donald J. Trump” – thuhet në njoftimin e presidencës.

Mesazhi i Trump për Kryeministrin Rama:

I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *