Sazan Gurin e shqetëson shiriti” skenë krimi” dhe i kërkon ndjesë Kumbaros. Video
Ne nje status te tijin ne facebook, aktivisti Sazan Guri deklaron se distancohet nga veprimet e Aulon Kalase, i cili gjate nje degjese me ministren Kumbaro nxorri nje shirit me mbishkrimin” skene krimi”.
Ja statusi i plote i Sazanit.
Te dashur miq.
Sonte ne ishim ne nje degjese publike me Ministren e Kultures, Znj. Kumbaro lidhur me ceshtjen Veliera. Qellimi jone real ishte t’i thonim se sa mund te ndikonte Institucioni i saj ne ndalimin e punimeve te Bashkise Durres ne respekt te vendimit te Gjykates dhe permbaruesit Durres. Ne fakt, Ministrja dhe arkeologu shpjeguan gjate per te na futur ne detaje, per ato pjese te ligjit dhe rregullores dhe per ato gjera qe lejoheshin. Qartesia jone mbizoteronte ne ato gjera qe ndaloheshin, thjesht dhe vetem ne nje ceshtje “Pse hyn nje veper ndertimi ne nje zone arkeologjike A, ku ligji e ndalon”. Znj. Ministre na thoshte qe kemi rikonstruksion. Por nje veper urbane qe nuk ka qene me pare nuk mund te quhet kurre rikonstruksion qe e lejon ligji, por quhet konstruksion urban i ri qe e ndalon ligji. Ne kete debat, nje nga ne, z. Aulon Bej Kalaja, pasi e pyeti znj. Ministre, se me ke jeni me ne apo me betonin, nxjerr se bashku me nje tjeter nje shirit ku supozonte te ndante pjesen mbrojtese te historise me pjesen beton. Per kete gjest, une Sazan Guri, i ndeshur dhe i pritur gjate ketyre 12 viteve me mijra here ne institucionet e shtetit per qellime e kauza civile deklaroj se “per aq kohe sa kam forcen e mendimit, te argumentit, te Zotit, te ndershmerise time, madje jo si Sazan por si nje institucion me vete, nuk do te kem kurre nevoje per gjeste te tilla, ndaj dhe distancohem”. Sigurisht, ajo doli nga radhet tona si gjest dhe per kete i kerkoj ndjese znj. Ministre dhe stafit te saj. Nga ana tjeter i bej thirrje si shoqe, si moter, si pjestare e dikurshme e shoqerise civile, te distancohet nga krimi kunder historise se Shqiperise. Ky ishte edhe qellimi i vajtjes tone.
Duhet thene se nuk eshte hera e pare qe Sazan Guri ndryshon mendim ose krijon sjellje qe bien ne kundershtim me grupin qe mbeshtet dhe kauzen e tyre. Nuk e dime se perse e shqetesoj kaq shume shiriti Sazanin qe ti kerkoj ndjese ministres, ne nje kohe qe aty vertete po behet nje krim…
Te kete marre qoken e radhes, thua?!
https://www.facebook.com/aulon.kalaja/videos/1555974204431305/