Nga Shvejku Ditar: Erion Veliaj, ti je një Lei Feng

Aktualitet

Lei Feng ka qene nje mit ne Kinen komuniste dhe eshte himnizuar si komunisti ekselent (modest, vetemohues dhe besnik partie) aq sa ne 1963 u shnderrua ne kult nga Mao nen moton “Ndiqni shembullin e shokut Lei Feng”. Shqiperia komuniste, qe kish nisur marredheniet e dashurise me motren Kine e adoptoi kete fushate propagande dhe Lei Feng u be i njohur tek ne dhe jo pak here perdorejn me cinizem apo ironi.
Shume vite me pas ne nje studio televizive Dash Shehi gjate nje replike me ish drejtuesin e MJAFT qe asaj kohe qe kryetari G99, i drejtohet atij me batuten “Ti je nje Lei Feng”! Duke e pagezuar Erion Veline me nje nga cilesite e tij me evidente, te qenurit lei fen do te thote te qenurit kopjativ.
Historia vazhdon dhe Erioni nga nje Lei Feng u shnderrua ne babain shpirteror dhe mesuesin e Lei Fengeve te tjere qe udhehoqen MJAFT-in pas tij. Lei Fengun e fundit, te gjithe e pame mbremjen e djeshme ne emisionin Te Paekspozuarit. Ai jo vetem deshmoi nje injorance te thelle mbi procedurat juridike te Shqiperise, jo vetem mashtroi publikisht, jo vetem imitoi paturpesisht gjestet e Mjeshtrit te Lei Fengeve por deshmoi para gjithe shqiptareve qe neser ai mundet edhe te vjedhe zgjedhjet edhe me te njejten paturpesi t’I mbroje ato.
Pavaresisht sjelljes qesharake te Lei Fengut te vogel, ne nuk duhet ta nenvleresojme aq me teper kur Maestroja I Lei Fengeve sot eshte kryetar Bashkie dhe kandidati per te pasuar Ramen ne PS. Ndaj kujdes nga Lei Fenget sepse Maoja jo me kot e portretizoi si njeriun e ri perfekt!

Fotografia e Shvejku Ditari