Nga Raimonda Moisiu: Dashuria më e madhe?

Shkrime

Dashuria më e madhe? Hmmmm….Sa pyetje e bukur dhe sidomos sa e përgjithshme. Fjala dashuri në vetvete është një! Por në kuptimin e saj është një ndjenjë gjithëpërfshirëse. Gjithashtu ka dy shprehje për dashurinë: Të dashurosh dhe të jesh në dashuri. Të dashurosh është art më vete. Të duash dikë është art më vete, sepse edhe të qenit njeri është art më vete. Të jesh grua të të dashurojnë është art më vetë .Të kesh familje është art më vetë .Të përjetosh një dashuri nga më të bukurat e jetës është përsëri art më vete. Gjithkush në jetë mund të ketë disa dashuri. Secila eksperiencë ka motivet e saj të bukura shpirtërisht, apo të këndshme. Kam përjetuar një dashuri nga më të bukurat, nga më sublimet, të madhe si mund ta quajmë, më të mirat e jetës sime, mbas divorcit ,që rrallë mund ta provojë dikush, një dashuri që më dha motiv që ja dola në jetë .Është një dashuri që tashmë prehet diku në një cep të Tiranës, ( Raimonda përlotet)-që pret lule, qirinj sa herë unë vij në Shqipëri, -një dashuri aq e madhe që merr shumë vargje nga unë – si kujtim-se dua ta mbaj të freskët, të bukur,fisnike ashtu si e kam përjetuar,se nuk dua ta besoj që nuk ekziston më.

Eja, eja këtu në kujtimet e mija,
Që atëherë, e shikon se si jam tretur?
Më mungoni që të dy: ti dhe atdheu,
Vec një shoqe kam – hënën zemërmekur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *