Nga Përparim Peposhi: PD është forcë e madhe e nuk mund të rrijë me një çadër.

Aktualitet
Mendoj se kjo eshte nje proteste ashtu sic shprehet dhe kryetari Basha, pa kthim.
Por kjo proteste mendoj se duhet te radikalizohet cdo dite e me shume. Duhet ta mbushim bulevardin me sa me shume cadra. PD eshte force e madhe e nuk mund te rri me nje cader. Tu behet thirrje te gjitheve atyre qe u jane prishur shtepite, njerezve qe u jane prishur bizneset, njerezve qe jane hequr nga puna, njerezve qe jane dhunuar dhe poshteruar nga Rilndja, etj.
Mendoj qe protesta te shtrihet ne Çole te Vlores duke u bere thirrje banoreve qe  Rilindja u prishi shtepite. Te perfshijme ne proteste Shkodren, Kukesin dhe Tropojen. Per varferine dhe eksodin, te perfshijme, Dibren, Mirditen, Malesine e Madhe, Korcen, Pogradecin, Tepelenen, Fierin, Librazhdin, Lushnjen, Elbasanin, etj.
Te solidarizohen Studentet, Gjimnazistet, nxenesit e shkollave nentevjecare, derisa te arrihet ne Greve Kombetare. Po u bllokua e gjithe Shqiperia, jam i sigurte se nuk kane nga te shkojne, nuk do te gjejne vrime ku te futen . Bllokimi i bulevardit me çadra Lirie do te japi efektet e veta, do te kete terheqje te vemendjes te opinionit mbarekombetar. Dhe jam i bindjes se keta njerez te thjeshte do te shnderrohen ne Luane Lirie, dhe Ushtare te Revolucionit Demokratik 2017.
Fotografia e Sokrat Turtulli