Nga Ilir Seci: “Ti qënke malok”?

Nuk më banë ndonji pershtypje sharjet histerike të asaj militantes te tendat e opozites…E kqyra dy a tre here videon e asaj qenie të frustueme, që ulerinte :
“Malokë të fëlliqur”…
Duke e pa ne video e meshirova, ishte per meshire, ajo dukej si nje kone e braktisun qe askush nuk i jep strehe…e ndoshta per njate ngjasonte ma shume me nji kone qe ka humbe besimin tek njerzit, tek te afermit, te miqte, te bota…Kete bindje ma perforcoi fama e saj qe nuk vonoi dhe u shfaq ne rrjete sociale, pse sot jetojme ne nje kohe kur çdokush mund bahet i famshem per 5 minuta! Ne ato 5 minuta fame kjo femën shfaqej në nji debat televiziv duke u sha e perla me tezen e saj!
Mos ja merrni per te madhe o Malokë!
E paska me te tanë kjo Eklarina!
E kqyra në video kur shkonte me ja nxjerre syte Tezes se vet, motres se Nanes! Edhe po mendojshe :
-“Fryt i çfare bashkimi prinderor mundet me dale nje qenie e tille?! Mos valle prinderit e saj nuk e kane dashte e jane mundue ta abortojne!? Tane ajo urrejtje, tane ajo mëri e saj e ka nji shkak!?”
Do psikologet thone se njeriu qe rritet pa dashni bahet urrejtes! Disa tjere thone se njeriu mundet me linde sakat ne shpirt, dikujt mundet me i mungue nji sy ose te dy, nji dore e kambe ose te dyja por prape mundet me pase nje shpirt te plote te pasakatuem! Njerez nuk te mete ma te madhe se me qene mangut ne shpirt! Pse gjymtyreve, duerve, kambeve, tash edhe syve u bahet dermani, e ne mos u bafte dermani, vihen proteza…ndersa per shpirtin nuk ka proteza! As nuk mund bahet as transplant si bahet zemra! Sakati ne shpirt mbet njashtu sa te jete gjalle! Prandaj edhe e urren boten aq shume nji qenie e tille…
…Nuk me bani pershtypje shume Eklarine Frustuesja pse nuk asht hera e pare qe e ndiej dikënd tue sha Malokët… E di edhe tjetren se nuk asht e vetmja qe e mendon ate gja … Thjesht kjo militantja ne kete rast tha atē qe mendoi, ndryshe nga të tjere që e mbajnë permbrenda…Ndryshe nga te tjeret qe kane rezistence pak ma te gjate, jane ma finoke dhe para se me thane diçka per “Malokët e fëlliqur”, kqyrin vemendshem përreth, kqyrin njihere kush asht rreth e perqark e mandej shprazin çka mbajne ne bark…
Na shqiptaret jemi shoqni me shume probleme te trashegueme dhe te reja… Shekuj te tane sundimesh te hueja duke fillue nga Roma, nga Bizanti e deri te Perandoria Osmane na kane shnderrue ne nji popull me mendësi skllavi! Sklleverit mbasi thyhen e pranojne autoritetin e sundimtarit dhe krejt mllefet, krejt dufet, krejt inatet i orientojne ndaj shokut te zinxhireve! Ndaj atij me te cilin ndajne zinxhiret…Nuk asht nevoja me qenë domosdoshmerisht zinxhire reale…ka lloj-lloj zinxhiresh ma te randët jane ato qe nuk shihen! Kjo na ka gjete ne si komb dhe kushdo qe kerkon nji prove le ta kqyrin ate video te Militantes Idhnake…

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments