Aktualitet

Mediat Italiane për zhdukjen e mbetjeve: Në prapaskenë, skenari i tmerrshëm i përfshirjes së eko-mafias

Çështja e mbetjeve “çmendet” nëpër televizione e gazeta, ndërsa në parlament përplasjet për ligjin e importimit të mbetjeve, paraqitur nga  qeveria e pastaj bllokuar nga ndërhyrja e drejtuesve më të lartë të shtetit, bëhet  shkak për një përplasje epokale që nxjerr në pah, pa asnjë diskutim, përgjegjësitë e kryeministrit Edi Rama.

Faktet janë bërë të ditura nga “Roma” në numrin e djeshëm. Plot 1300 kontejnerë janë zhdukur në mënyrë misterioze. Të nisur nga Gioia Tauro në bordin e anijeve tregtare, me destinacion landfillin e Drislës në Maqedoni, nuk kanë dalë kurrë nga Shqipëria. Çka do të thotë që dikush i ka fshehur ilegalisht, ndoshta në mijëra tunelet e nëndheshme të regjimit komunist.

Në parlamentin e Tiranës ngrihen dyshime për përkrahjen  që trafikantët duhet të kenë pasur në selitë institucionale dhe mbi hipotezën vërtet shqetësuese që  kjo ngarkesë nuk ka qenë i vetmi operacion i paligjshëm.

Qeverisë së Edi Ramës i kërkohet ngritja e një komisioni hetimi. Shmë shqiptarë i kërkojnë llogari kryeministrit për ndryshimin e kursit. Një nga pikat e fushatës së tij elektorale ishte pikërisht një JO e vendosur kundër importit të mbetjeve, sepse shpesh Shqipëria kishte rrezikuar të bëhej kazan plehrash i Evropës. E tani, përse vallë – në mungesë të strukturës së duhur – vendi merr në konsideratë hapjen e dyerve për përpunimin e plehrave dhe mbetjeve industriale?

Autoritetet që hetojnë për këtë çështje, përfshirë ato italiane, marrin në konsideratë shumë hipoteza. Ndërkaq, është e qartë vendimi për fshehjen e kontejnerëve në Shqipëri mund të jetë marrë për shkak të një ngjarjeje të paparashikuar, më saktë kundërshtimi i qeverisë maqedonase për shfrytëzimin e landfillit të Shkupit si terminal i mbetjeve që vijnë nga Italia dhe vende të tjera të kontinentit të vjetër. Impianti i Drislës, manaxhohet nga një shoqëri e përbashkët: 80% nga Flc Ambiente (kompani nga Frosinone që ka investuar miliona euro) dhe 20% nga Komuna e Shkupit.

Flc Ambiente, pjesë e Finanziaria Centro Lazio S.p.A., ka firmosur kontrata të ndryshme me administrata italiane, nga Liguria në Puglia, Campania, për përpunimin jashtë vendit të e mbetjeve urbane dhe industriale.

Pasi nisjes së importit, erdhi diktati maqedonas. Dhe me të, edhe hetimi i a Guardia di Finanza dhe të ambasadave italiane në Tiranë e Shkupë, për të mësuar se ku shkuan kontejnerët që mbërritën në portin e Durrësit por kurrë në Qafë Thanë, ku është pika e vetme e kalimit doganor mes Shqipërisë e Maqedonisë.

Image

Në prapaskenë, skenari i tmerrshëm i përfshirjes së eko-mafias, e cila nuk resht kurrë së befasuari.

Hetimi i fundit i drejtorisë distriktuale antimafia në Reggio Calabria e ka emrin pikërisht “Ecosistema” dhe dokumenton interesin e ‘Ndranghetas për eksportimin e një biznesi që tashmë jeton me marrëdhënie ndërkombëtare.

Dhe fakti që 1300 kontejnerët janë nisur nga Goia Tauro, në Kalabri dhe jo nga Bari, stacioni i zakonshëm i eksporteve drejt Ballkanit, flet vetë për kuadrin e interesave që mund të ketë si protagonistë mafien e mbetjeve.

Në Romë, kryetari i komisionit hetimor parlamentar për aktivitetet ilegale të lidhura me riciklimin e mbetjeve, Alessandro Bratti, konfirmon ekzistencën e hetimit kundër trafikut ndërkufitar.

“Ashtu si ekonomia, edhe krimi është globalizuar”, thotë Bratti. Trafiku i mbetjeve, i ligjshëm e i paligjshëm, shkon përtej kufijve, nuk është më një problem midis veriut e jugut të Italisë. Deri tre-katër vjet më parë, krimet ambientale ishin vetëm një sektor pa shumë konsideratë në Interpol, sot janë të vetëdijshëm që është diçka që duhet luftuar absolutisht”.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka vënë në lëvizje diplomacinë shqiptare për të përgënjeshtruar lajmet mbi çështjen e mbetjeve.

Ambasadorja e Vendit të Shqiponjave u shkruan gazetave për llogari të qeverisë së saj.

Pse ka shumë preokupim? Dhe pse ai lig i padrejtë në favor të importit të mbetjeve dhe sot i bllokuar, për fat të mirë, në sallën e parlamentit të Tiranës?

Marrë nga gazeta më e vjetër në Itali, ‘Roma’ – Përgatiti SYRI.net

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?