Gabi dhe Sime Vrsaljko i shpëtuan jetën Torres. Video

Sport

Mjekët e Atleticos kanë theksuar se dyshja e lojtarëve Gabi dhe Sime Vrsaljko ishin heronjtë të cilët i kanë shpëtuar jetën Fernando Torresit.

Të dy lojtarët nuk e kanë lejuar që shoku i tyre i skuadrës të kalojë gjuhën poshtë pasi në të kundërt situata do të ishte akoma edhe më e rëndë, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, transmeton SYRI.net.

“Gabi dhe Sime Vrsaljko i shpëtuan jetën Torres, vonesa disa sekonda me e vogël mund të ishte fatale. Në të tilla raste duhet të përfitosh sekonda që janë shumë të vlefshme”, thënë mjekët e klubit spanjoll.

Momentalisht Torres ndodhet ende në spital dhe mjekët kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e lojtarit është e qëndrueshme./ SYRI.net

https://youtu.be/ZjiWoZNZ6rs