Skandal: “Shqiptarët hanë bukë me grurë që përdoret për kafshët

Aktualitet

Mielli për prodhimin e bukës që vjen në Shqipëri nga Serbia prodhohet nga gruri që përdoret për kafshët. Niveli i proteinave të grurit është 10.5%, ndërsa standardi që duhet të ketë mielli për prodhimin e bukës duhet të ketë nivelin e proteinave 12%.

Adi Haxhiymeri, prodhues mielli, zbardh problemet që ka buka që konsumojnë shqiptarët në emision “Të bësh ekonomi” në News24.

“Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit.

Ne kërkuam rritjen e standardit të cilësisë së miellit nga niveli i proteinave që ishte 7% dhe u vendos standardi i proteinës të jetë 12% për miellin për bukë. Këtu kemi të bëjmë në sigurinë ushqimore. Ne marrim proteinat nga buka, që është artikulli kryesor, që të bëhet bukë e mirë, gruri serb është 180 euro. Proteina në grurin serb arrin në 11% dhe në miell është shumë më e ulët. Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi. Duke qenë gruri me 12%, mielli shkon në 10.5%, që është për kafshë, nuk ka asnjë vlerë”, tha Haxhiymeri.

Sipas tij, mielli serb hyn në Shqipëri, ose shitet në fshatra, ose përzihet në furrat e bukës që ulin kostot dhe fitojnë më tepër.

“Absurditeti në rast se në bursë gruri është 180 euro, mielli është 155 euro, nuk ka kuptim që nënprodukti të jetë më i lirë se lënda e parë. Dihet që ky miell nuk i prodhon standardet. Ne po prodhojmë me 40% kapacitet”, – tha Haxhiymeri.

Ndërsa, kreu i AKU-­së, Besnik Jaka tha se në të gjitha rastet i gjithë mielli kontrollohet në kufi.

“Ne kontrollojë erën, ngjyrën, lagështinë paketimin dhe më pas analizohen kampionët e miellit. Në tri vitet e fundit janë bërë katër plane monitorimi për miellin dhe bukën. Ne kontrollojmë në pikat e kalimit kufitar, tek magazinat dhe furrat. Në 100 kampionë nuk ka rezultuar asnjë problem. Mielli me 9% proteinë përdoret për biskota. Mielli nuk kalon në asnjë rast pa kontroll, por mund të ndryshojë destinacionin në disa raste, që do të thotë që mielli i biskotave të shkojë për bukë. Nuk ka vend për të ngritur panik, por duhet t’u drejtohen institucioneve përkatëse për të kryer analizat”, – tha Jaka.

Risultati immagini per furre buke