Ramës i sulen të gjitha mediat Italiane në lidhje me skandalin e zhkudjes së tonelatave helme të rrezikshme

Aktualitet

Edi Rama në qendër të superskandalit të groposjes së mbi 30 mijë tonelatave helme të rrezikshme në Shqipëri!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, “superskandali i mbi 1300 konteinerëve me helme të rrezikshme të nisur për Maqedoni, por që u “zhduken”në Shqipëri, ka mbushur dje dhe sot faqet dhe ekranet televizive të Italisë”.

“Kështu Rai News 24; SkyTg 24; emisionet e lajmeve te Mediasetit; gazeta më e vjetër e Italisë “Roma”, jepnin alarmin për zhdukjen në Shqipëri të mijëra konteinerëve me helme të rrezikshme në Shqipëri.

Në parlamentin italian ka nisur hetimi për këtë superskandal.

Burime të sigurta njoftojnë se Rama drejtoi vetë direkt operacionin e futjes së tyre sekret nga doganat e Shqipërisë! I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimin për këtë superskandal që mund të ketë pasoja katastrofike për shqiptaret!”, shkruan në faqen e tij në Facebook.

Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *